Juventus është duke diskutuar me PSG-në për një shkëmbim mes Emre Can (1994) dhe Leandro Paredes (1994) që në janar.

Zonja e Vjetër ka pasur probleme në mesfushë, pasi ka pasur shumë dëmtime si Sami Khedira, Aaron Ramsey dhe Blaise Matuidi, duke e lënë Maurizio Sarrin pa shumë opsione.

Gjermani Emre Can nuk është në planet e Sarrit dhe u la jashtë listës së skuadrës për Ligën e Kampionëve për gjysmën e parë të sezonit.

Sipas Tuttosport, Paredes është ai përshtatet më shumë në filozofinë e Sarrit dhe tashmë drejtori sportiv Fabio Paratici tashmë i është drejtuar Leonardos për një marrëveshje shkëmbimi që përfshinte atë me gjermanin.