Paul Pogba do të kishte rezultuar pozitiv në një test antidoping të kryer pas ndeshjes së javës së parë të kampionatit mes Udineses dhe Juventusit, të fituar nga bardhezinjtë 3-0 me francezin në pankinë. Substanca e ndaluar është testosteroni. Lajmet u filtruan në orët e fundit teksa zërat për një transferim të mundshëm në Arabinë Saudite te Al Hittihad po fitonin terren për fatin e lojtarit.
Pogba rrezikon një dënim maksimal prej katër vitesh skualifikim edhe pse është shumë herët për të bërë ndonjë supozim. Ndërkohë do të duhet të bëhen kundëranaliza për të konfirmuar pozitivitetin dhe për të kuptuar se cila mund të jetë linja mbrojtëse e lojtarit francez të Juventusit, kampion bote në vitin 2018. Rasti i fundit i një polemike dopingu në Serinë A është ai i argjentinasi nga Atalanta, Jose Luis Palomino, pozitiv në 2022 për metabolitin clostebol, por më pas u lirua nga Gjykata Kombëtare Anti-Doping. Në frontin e Juventusit, ky pozitivitet vjen 22 vjet pas atij të Edgar Davids, i gjetur (substanca në atë kohë ishte nandrolone) edhe në atë rast në fund të ndeshjes midis Bianconerëve dhe Udineses.