Polemikat rreth të dëmtuarve të Juventusit në shtëpi nuk tregojnë asnjë shenjë zbutjeje dhe pas rastit Paul Pogba, i cilësuar nga tifozët si “Më shumë ndikues instagrami se lojtar“, vjen radha e Juan Cuadrados i cili pardje iu nënshtrua testeve mjekësore për problemin e gjurit.
Në këto ditë pushimi të dhuruara nga Allegri, francezi Pogba ka zgjedhur malet dhe borën, duke postuar gjithçka në rrjetet sociale dhe duke lëshuar reagimin e furishëm të tifozëve të Juventusit, të cilët nuk e kanë parë kurrë këtë sezon. Shumë komente kundërshtuese: “Të dua, por nëse shkon në ski si shërohesh nga lëndimet?”, “Shko stërvit vëlla. Koha po të mbaron”, “Mos harro, lëndohu përsëri”, “Një influencues i mirë, jo futbollist”, “Po pusho, ke bërë shumë këtë vit”. Durimi i tifozëve të Juventusit pothuajse ka përfunduar.
Ka bezdi dhe nuk i jep qetësi, por ndërkohë kolumbiani Cuadrado ashtu si francezi ka postuar edhe një video në të cilën argëtohet në dëborë në malet pas Torinos. Një udhëtim me slitë qensh që krijoi pakënaqësi të parashikueshme të fansave të cilët i komentojnë: “Shko stërvitu se është më mirë. Te juventusi bëni pushimet më të gjata nga të gjithë.”, “ Po, a nuk ishe i dëmtuar?. Shko të jesh në formë për Cremonesen.”, “ Kur të gjithe sjokket e tu stërviten te Continasa, ti shkon në mal se nuk e ke mendjen të shërohesh e të punosh., jep një shembull m..i.”