Lajmi i dhënë nga Sky dhe nga të gjitha mediat italiane tregon për kapërcimin e Juventusit kundër Interit në garën për nënshkrimin e mesfushorit Dejan Kulusevskit (2000).
Synimi i familjes Percassi për të nxjerrë një ankand çoi në rezultatin e dëshiruar, duke ftuar klubin e Juventusit, një ditë pasi humbi Erling Haaland në favor të Borussia Dortmund, për të rritur ofertën në mënyrë të konsiderueshme.
Janë 43 milionë euro plus 2 milionë euro bonuse të propozuara nga Fabio Paratici te Atalanta dhe pagë prej 3 milion eurosh në sezon për lojtarin që tani duket se preferon Juventusin.
Pritet të kuptojmë se cili do të jetë kundërlëvizja e Beppe Marottas i cili tashmë në vitet e fundit e ka gjetur veten përballë konkurrencës së kolegëve të vjetër.
Aktualisht, një kundërofertë nga zikaltërit duket shumë e vështirë sepse ata ishin të bindur se propozimi i 35 milionë eurove për bergamaskët dhe pagë prej 2.2 milion euro në sezon për suedezin ishin të mjaftueshme për të kapërcyer konkurrentët.
Kjo goditje e bardhezinjve ndryshon në mënyrë të konsiderueshme kartat në tryezë, me mesfushorin suedez me destinacion te Zonja e Vjetër.