Sipas mediave italiane Manchester United thuhet se ka humbur garën për nënshkrimin e talentit Erling Haaland (2000), pas ndërhyrjes së agjentit Mino Raiola.

Agjenti holandezo-italian është duke punuar që sulmuesi norvegjez të kalojë në radhët e Zonjës së Vjetër që në afatin e transferimeve të janarit.

Futbollisti i Red Bull Salzburgut pritet të largohet në muajin e ardhshëm në drejtim të torinezëve për vlerën e 30 milionë eurove.

Tuttosport raporton se Juventusi praktikisht ka arritur marrëveshjen për ta transferuar norvegjezin, i cili do të nënshkruajë një kontratë me pagë prej 3.5 milionë eurosh në sezon.