Sipas mediave angleze Juventus do të nënshkruajë si futbollistë të lirë me sulmuesit anësorë të Chelseas, spanjollin Pedro Rodriguez (1987) dhe brazilianin Willian (1988) të cilëve i mbaron kontrata në Qershor 2020.
Blutë e Londrës nuk kanë ndërmend t’i ofrojnë më shumë se një kontratë 1-vjeçare dhe me pagë të ulur, gjë që ka krijuar pakënaqësinë e lojtarëve.

Nga kjo situatë ka menduar të përfitojë Juventusi pas sugjerimit të trajnerit Maurizio Sarri ku bardhezinjtë kërkojnë ti joshin me pagë më të lartë.

Unë kam besim te Willian dhe dua që ai të qëndrojë, por nuk mund të ndërhyj në çështjet financiare të klubit”, ka deklaruar trajneri aktual Frank Lampard.

Kujtojmë që Willian aktualiaht fiton 6,2 milionë stërlina (rreth 7 milionë euro) në vit ndërsa Pedro 5,2 milionë stërlina (rreth 6 milionë euro) në sezon.