Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Juventus po mendon që këtë dështim t’ia faturojë trajnerit Maurizio Sarri.
Zonja e Vjetër është duke menduar ta shkarkojë nga pozita e trajnerit Sarrin dhe tanimë kanë gjetur zëvendësuesin e tij.
Fjala është për trajnerin Gian Piero Gasperini i cili këtë është duke bërë mrekulli me Atalantën.
62-vjeçari e ka dërguar skuadrën e tij në çerekfinale të Ligës së Kampionëve si dhe për herë të dytë radhazi po arrin ta dërgojë ekipin e tij në garën më të madhe evropiane për klube.
Drejtuesit e Juventusit po mendojnë t’i ofrojnë atij një kontratë tri vjeçare për ta bindur të marrë drejtimin e klubit.