Juventusi pasi ka rënë dakord me futbollistët më të vjetër të klubit ka vendosur që të mos paguajë pagat e muajve mars, prill, maj dhe qershor. Në këtë mënyrë ekipi bardhezi kursen 1/3 e pagave rreth 90 milionë euro.
Por detaji që na shqetëson është se Juventusi mendon se këtë sezon nuk do të luhet më prandaj bllokoi pagat deri fund të qershorit.
Gjithsesi nëse serie A do të fillojë më herët shoqëria dhe futbollistët do të mblidhen përsëri për të diskutuar pagesat.