Gjermani Kai Havertz (1999) duket se do të jetë transferimi i madh i Chelseas në këtë verë, pasi Frank Lampard e dëshiron me ngulm transferimin e tij në këtë sezon.
Skuadra londineze tashmë e ka transferuar Hakim Ziyechin nga Ajaxi dhe Timo Wernerin nga Rasenball Sport Leipzig, por nuk do të ndalet me kaq.
Sipas asaj që raporton Le Standard, Chelsea është pajtuar që të paguajë 90 milionë euro plus 5 milionë euro bonuse te Bayer Leverkuseni.
Futbollisti thuhet se është pajtuar me kushtet e ofruara nga The Blues, ku do të nënshkruajë 5- pesëvjeçare me pagë 11 milionë stërlina (13 milionë euro) në sezon.