Emili Rousaud Pares, ishte zëvendës president në kabinetin e Josep Maria Bartomeu, i cili ofroi dorëheqjen e bordit kohë më parë, tashmë synon postin e të parit të klubit azulgrana në zgjedhjet e ardhshme.

Zgjedhjet në klubin e Barcelonës do të mbahen vitin e ardhshëm, teksa janë shpallur disa kandidatura deri më tani, në mesin e të cilave është edhe ajo e Joan Laportës, ish-presidentit të këtij klubi

Kandidati për postin e presidentit të Barcelonës, ka bërë një premtim të madh për tifozët blaugrana, teksa ka thënë se do ta rikthejë yllin brazilian Neymar.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se do të emërtojë stadiumin “Camp Nou” në “Lionel Messi”.

“Rikthimi i Neymar do të jetë njëri nga pikat tona kryesore të projektit. Ne tashmë ke vënë kontaktet e para me përfaqësuesit e tij dhe nënshkrimi me të do të jetë parësor për ne.

54-vjeçari gjithashtu ka thënë se pas përfundimit të karrierës së Messit te Barcelona, emrin e stadiumit Camp Nou synon ta zëvendësojë me emrin e argjentinasit.

Lionel Messi është një pjesë e rëndësishme e historisë së klubit. Ne synojmë që ai ta përfundojë karrierën këtu dhe më pas ta emërtojmë stadiumin me emrin e tij”, ka deklaruar Pares Rousaud.