Këngëtarja shqiptare, Kanita Suma, është një ndër më të ëmblat në estradën shqiptare.
Ajo në mënyrë të vazhdueshme sjell projekte muzikore, ndërsa nuk kursen as pozat atraktive, në të cilat duket tërheqëse.
Së fundmi, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, bukuroshja brune ka bërë të ditur se dje ka festuar ditëlindjen.
Ndërsa dha lajmin, Kanita është parë e veshur me plot stil, ndërsa ka pozuar në mënyra të ndryshme para kamerës.
“Dukja për ditëlindje”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë.