Kategoria e Dytë ka luajtur ndeshjet e fundit të javës së 15-të, me surprizat që nuk munguan.
Në dy ndeshjet e fundit të Grupit A, Veleçiku mundi 2-0 Adën, ndërsa Murlani mundi në shtëpi 1-0 Bulqizën.
Në Grupin B ra në sy fitorja 1-6 e AF Elbasanit përballë Maliqit. Pogradeci hodhi një hap fals për kreun duke u ndalur në barazim pa gola përballë Delvinës në transfertë.
Në rezultatet e tjera, Butrinti mundi Af Luftëtarin 2-1, Albpetroli dhe Labëria barazuan 2-2, Memaliaj u mund në shtëpi 1-4 nga Tepelena dhe Shkumbini mundi minimalisht në shtëpi Devollin.
REZULTATET:
GRUPI A
- VELEÇIKU-ADA 2-0
- MURLANI-BULQIZA 1-0
GRUPI B
- BUTRINTI-AF LUFTËTARI 2-1
- MALIQI-AF ELBASANI 1-6 (në Korçë)
- ALBPETROLI-LABËRIA 2-2
- MEMALIAJ-TEPELENA 1-4
- SHKUMBINI-DEVOLLI 1-0
- DELVINA-POGRADECI 0-0 (në Gjirokastër)
- RENDITJA:
GRUPI A
- Vora – 35 pikë
- Sopoti – 31 pikë
- Valbona – 30 pikë
- Veleçiku – 30 pikë
- Naftëtari – 22 pikë
- Shënkolli – 20 pikë
- Iliria – 19 pikë
- Murlani – 10 pikë
- Bulqiza – 9 pikë
- Gramshi – 7 pikë
- Ada – 2 pikë
GRUPI B
- AF Elbasani – 39 pikë
- Pogradeci – 37 pikë
- Labëria – 28 pikë
- Devolli – 26 pikë
- AF Luftëtari – 25 pikë
- Butrinti – 25 pikë
- Shkumbini – 19 pikë
- Maliqi – 15 pikë
- Delvina – 14 pikë
- Albpetrol – 13 pikë
- Tepelena – 9 pikë
- Memaliaj – 12 pikë