Janë mbyllur të gjitha sfidat e grupit A, në Kategorinë e Dytë.

Bulqiza mposhti me përmbysje Ilirinë, ndërsa Vora fitoi me 3 gola në transfertë. Nga ana tjetër edhe Shënkolli fitoi me 3 gola, ndërsa sfida KF Ada- KF Gramshi u mbyll në barazim pa gola. Ndeshja më emocionuese padyshim ishte ajo mes Sopotit dhe Valbonës e cila u mbyll me rezultatin 4-3 në favor të vendasve.

REZULTATET e grupit A:

  • F.C BULQIZA 2-1 ILIRIA
  • K.F MURLANI 0-3 VORA
  • SHËNKOLLI 3-0 KF NAFTËTARI
  • KF ADA 0-0 KF GRAMSHI
  • KF SOPOTI 4-3 VALBONA FK

 

Kanë përfunduar të gjitha përballjet e javës së 11-të të Kategorisë së Dytë në Grupin B.

AF Luftëtari u mposht në shtëpi nga Pogradeci me rezultatin 0-3. Nga ana tjetër edhe AF Elbasani dhe Devolli fituan në transfertë ekzaktësisht ndaj Tepelenës dhe Memaliajt.

Labëria fitoi me rezultatin e thellë 6-2 kundër Maliqit dhe sfida Shkumbini-Delvina u ndërpre për shkak të një sherri në fushe pasi Delvina shënoi gol.

REZULTATET e grupit B:

  • AF LUFTËTARI 0-3 POGRADECI
  • TEPELENA 3-4 AF ELBASANI
  • MEMALIAJ 0-1 DEVOLLI
  • LABËRIA 6-2 MALIQI
  • * SHKUMBINI 0-1 DELVINA (E ndërprerë)