Janë luajtur ndeshjet e kategorisë së dyte gjatë fundjavës. AF Elbasani mposht minimalisht 1-0 Labërinë në “Elbasan Arena” në ndeshjen më të rëndësishme të javës në grupin B të Kategorisë së Dytë dhe falë këtij suksesi ruan vendin e parë në tabelën e klasifikimit. Një gol i Peqinit në minutat e para të takimit i ka dhuruar një trepikësh me vlera skuadrës së drejtuar nga tekniku Gentian Stojku.

Rivaliteti për vendin e parë është i fortë dhe Pogradeci (ka të njëjtat pikë me Elbasanin) nuk gabon në ndeshjen respektive, duke mposhtur me rezultatin e thellë 9-0 Tepelenën. Të dyja skuadrat tashmë janë shkëputur nga rivalët e tjerë dhe duket se lufta për titullin kampion do të jetë mes Elbasanit dhe Pogradecit.

AF Luftëtari mposhtet në transfertë nga Devolli, ndërsa Butrinti mposht në shtëpi Memeliajn. Delvina fiton 2-0 ndaj Albpetrolit, ndërsa Shkumbini fiton me përmbysje në transfetë përballë Maliqit.

Kategoria e Dytë / Grupi A – Java e 10-të

Vora – KSSH Veleciku 5-1:

liria – Shënkolli 2-4:
Lleshi / 47’ Perlesi, 56’, 90+4’ Lleshi, 72’ Tushaj

KF Naftetari – Murlani 2-0:   
57’ Saraci, 90’ Bani

KF Gramshi Bulqiza 1-0:   
90’+4’ Topalli

Valbona Fk – KF Ada 5-0:

Kategoria e Dytë / Grupi B – Java e 10-të

AF Elbasani – Labëria 1-0:   
11’ Peqini

Pogradeci – Tepelena 9-0:

Devolli – AF Luftëtari 4-1:

Butrinti – Memaliaj 1-0

Delvina – Albpetrol 2-0:   
28’ Musta, 44’ Gjoci

Maliqi – Shkumbini 2-3   
37’, 49’ Xaka / 67’ Çeka, 75’, 90’ Muzhaqi