Janë mbyllur 5 sfidat e Kategorisë së Dytë në Grupin A të vlefshme për javën e 17-të.

Shënkolli ka fituar me rezultatin e thellë 6-1 ndaj Adës, ndërsa Sopoti ka triumfuar në transfertë me 4 gola kundër Murlanit.

Gjithashtu edhe Vora ka mposhtur Gramshin me 3 gola, ndërsa Naftëtari i ka marrë 3 pikët pikët Ilirisë.

Në sfidën e fundit, vendimtar ka qenë 1 gol duke i dhënë fitoren Veleçikut përballë Valbonës.

REZULTATET

  • VELEÇIKU 1-0 VALBONA
  • VORA 3-0 GRAMSHI
  • NAFTËTARI 2-0 ILIRIA
  • SHËNKOLLI 6-1 ADA
  • MURLANI 0-4 SOPOTI

RENDITJA:

Kanë përfunduar 6 sfidat në Grupin B të Kategorisë së Dytë.

Pogradeci ka fituar me goleadë në transfertë ndaj Memaliajt me rezultatin 6-1. Gjithashtu fitore në transfertë ka marrë edhe Elbasanit. Verdhblutë kanë fituar me rezultatin minimal 1-0.

Delvina ka shënuar 2 gola ndaj Maliqit për të marrë 3 pikë të rëndësishme. Shkumbini ka mposhtur me 3 gola Tepelenën ndërsa Albpetroli ka fituar me përmbysje ndaj Luftëtarit.

Sfida me Labërisë dhe Devollit u mbyll me rezultatin 2-2.

REZULTATET :

  • Memaliaj 1-6 Pogradeci
  • Butrinti 0-1 AF Elbasani
  • Delvina 2-0 Maliqi
  • Shkumbini 3-0 Tepelena
  • Albpetroli 2-1 AF Luftëtari
  • Labëria 2-2 Devolli

RENDITJA: