Kategoria e Dytë, Grupi A luajti 5 ndeshjet e saj të javës së 12-të.
Sfida e parë ishte ajo e orës 12:30, ku në Kamzë Naftëtari mundi Bulqizën me rezultatin 1-2.
Në katër takimet e tjera ra në sy fitorja 0-7 e Vorës përballë Shënkollit. Gjithashtu dhe Sopoti nuk zhgënjeu duke mundur 4-0 Gramshin.
Në dy takimet e tjera, Ada u mund 1-2 nga Iliria në shtëpi, ndërsa Veleçiku mundi në transfertë Murlanin po me të njëjtin rezultat.
Rezultatet e Grupit A:
• BULQIZA 1–2 NAFTËTARI
• SOPOTI 4–0 GRAMSHI
• ADA 1–2 ILIRIA
• MURLANI 1–2 VELEÇIKU
• SHËNKOLLI 0–7 VORA
Kanë përfunduar të 6 sfidat e grupit B në Kategorinë e Dytë, ku nuk munguan surprizat teksa u regjistruan në total plot 20 gola.
Pogradeci dhe Elbasani fituan në transfertë përballë Devollit dhe Luftëtarit. Maliqi triumfoi me rezultatin e thellë 2-6.
Albpetroli fitoi me përmbysje ndaj Memaliaj ndërsa Butrinti mund me rezultatin minimal Shkumbinin. Vlen të theksohet fakti se në këtë javë ligjin në Grupin B të kategorisë së dytë e bënë skuadrat udhëtuese.
Rezultatet e Grupit B:
• KF DEVOLLI 1-2 KF POGRADECI
• A.F LUFTËTARI 0-3 AF. ELBASANI
• FK TEPELENA 2-6 MALIQI
• LABËRIA FC 1-0 KF DELVINA
• KF SHKUMBINI 0-2 KF BUTRINTI
• SHS ALBPETROL 2-1 FK MEMALIAJ