Kategoria e Dytë, Grupi B, luajti tre ndeshjet ditës së sotme të javës së 13-të.
Sfida që spikati ishte ajo mes Elbasanit dhe Pogradecit, e cila u mbyll në barazim 1-1. Të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit, por miqtë arritën të dilnin me një pikë nga kjo transfertë.
Në sfidat e tjera, Memaliaj dhe Shkumbini u ndanë në një barazim pa gola, ndërsa Butrinti mundi 1-0 në shtëpi Labërinë.
REZULTATET:
AF ELBASANI 1-1 POGRADECI
18′ Gava (P) / 60′ Shkulaku
MEMALIAJ 0-0 SHKUMBINI
BUTRINTI 1-0 LABËRIA
RENDITJA:
1.Pogradeci – 33 pikë
2.AF Elbasani – 33 pikë
3.Devolli – 26 pikë
4.Labëria – 24 pikë
5.AF Luftëtari – 22 pikë
6.Butrinti – 22 pikë
7.Delvina – 13 pikë
8.Shkumbini – 13 pikë
9.Albpetrol – 12 pikë
10.Maliqi – 12 pikë
11.Memaliaj – 6 pikë
12.Tepelena – 3 pikë