Dinamo është mposhtur nga Apolonia “Selman Stërmasi” me rezultatin 2-3, në sfidën e javës së fundit të javës së 19-të të Kategorisë së Parë.

Sfida nisi mjaft mirë për miqtë, të cilët kaluan në avantazh që në minutën e 8’ me Antoni Umejiego pas një gabimi nga mbrojtja vendase. Gjithsesi përpjekjet e këtyre të fundit nuk u ndalën, të cilët shënuan me Taulant Markun.

Në pjesën e dytë, fierakët gjetën sërish rrjetën, kësaj radhe me anë të një penalltie që u shndërrua në gol nga Omeri. Sfida u barazua sërish nga blutë me Dikson, por në fundin e takimit, ishte Ndubuisi i cili me një gjuajtje me kokë, ndëshkoi për të tretën herë portierin Dani.

Kështu Dinamo vazhdon të qëndrojë në vendin e tretë me 34 pikë, ndërsa Apolonia futet në garën për një vend në zonën “playoff”, duke u ngjitur në vendin e 7 me 25 pikë.

DINAMO – APOLONIA 2-3:
T. Marku 31′, Dikson 73′ / Umejiego 8′, Omeri (P) 66′, Ndubuisi 85′