Bylisi dhe Teuta kanë ndarë pikët në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të Kategorisë Superiore.
Ndeshja u zhbllokua në minutën e 20’ nga Santos dhe në të 36’ Lorenco Vila riktheu baraspeshën me një gol me kokë.
Pjesa e parë mbyllet në barazim. Në pjesën e dytë ishte sërish L.Vila i cili shënoi duke kaluar përmbysur shifrat. Por në të 71’ Santos iu kundërpërgjigj më një supergol me roveshatë.
Me këtë barazim Bylis renditet në vendin e 9-të me 30 pikë ndërsa Teuta në vendin e 7-të me 35 pikë.
BYLIS – TEUTA 2-2:
20′, 71′ Santos/ 36′, 58′ L. Vila
Erzeni ka regjistruar sot barazimin e 14 të këtij sezoni, duke u ndalur në “Niko Dovana” me shifrat 0-0 përballë Kastriotit. Skuadra shijakase kështu fillon të largohet gjithnjë e më shumë nga zona e Europës, ndërsa krutanët shohin me optimizëm drejt mbijetesës pas 4 pikëve të siguruara në dy ndeshjet e fundit.
Shijakasit kanë regjistruar ndeshjen e katërt radhazi pa fitore, duke treguar se nuk janë në formën më të mirë të mundshme, sidomos sa i përket fazës ofensive kur Nonato nuk është në ditën e tij më të mirë, si sot. Ata ishin edhe të pafat, kur një gjuajtje e Enk u devijua në shtyllë nga Sali, i cili ruajti të paprekur portën e krutanëve.
Këta të fundit u shfaqën shpesh më ngulmues në kërkim të golit dhe fitores, por nuk ia dolën që të tundnin rrjetën duke u kënaqur në fund me vetëm 1 pikë që për ta mund të ketë rëndësi të madhe nëse shoqërohet me tre të tjera në mesjavë ndaj Bylisit në ndeshjen e prapambetur.
ERZENI – KASTRIOTI 0-0