Bylisi dhe Tirana kanë ndarë pikët në barazimin 1-1 në “Adush Muçaj”, por në përfundim të 90 minutave, të dy skuadrat dukeshin të dëshpëruara nga ky rezultat.

Bylisi vendas sepse domini pjesën më të madhe të lojës ndaj bardhebluve, sidomos në pjesën e parë dhe se ishte deri në fund në avantazh falë golit të Eskerdinjës. Autogoli i Damçevskit në minutën e 90, u hoqi pikë shumë të rëndësishme ballshiotëve në garën për mbijetesën.

Ndërsa Tirana sepse i dha përsëri mundësinë ndjekësve në renditjen e kampionatit që t’u afrohen, duke humbur avantazhin që kishte krijuar përsëri në javën e kaluar. Një situatë me luhatje që padyshim bën edhe më të paqarta pretendimet e bardhebluve në rrugën drejt titullit kampion.

BYLIS – TIRANA 1-1:
65′ Eskuerdinja / 90′ (ag) Damçevski