Erzeni ka mundur 2-1 Egnatian në një ndeshje shumë emocionuese që ka parë skuadrat të luftojnë deri në sekondën e fundit. Një sukses i rëndësishëm për shijakasit që bashkon edhe një herë këtë skuadër me zonën e Europës, teksa frenon disi pretendimet e rrogozhinasve.
Rrogozhinasit ishin më kërkues në fillimin e sfidës, por nuk ia dolën që të shënonin, teksa ishin vendasit që kthyen rrjedhën e ndeshjes në pak minuta, Fillimisht ishte Kahrimanoviç i cili shënoi me penallti e më pas Nonato mposhti Sherrin pas në pasigurie të portierit. Megjithatë, Duamena hapi gjithçka me golin e tij në fundin e pjesës së parë.
Kjo bëri që ekipi i Tetovës të sulmonte pa fund, duke humbur raste të pastra para Xhikës me Duamenën, i ndalur nga portieri, por edhe nga shtylla. Nga ana tjetër, vendasit shpërdoruan kundërsulme të rëndësishme për të mbyllur ndeshjen, gjë që mbajti lojën të hapur deri në sekondat e fundit të shtesës. Por në fund Erzeni ia doli të mbronte avantazhin dhe mori tre pikë të rëndësishme për vijimësinë.
ERZENI – EGNATIA 2-1:
33′ (p) Kahrimanoviç, 38′ Nonato / 45’+4′ Duamena
Kastrioti dhe Teuta kanë ndarë pikët në stadiumin e Kamzës në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të Kategorisë Superiore.
Sfida nis me tension nga ekipet, por gjyqtari arriti ti qetësonte. Në minutën e 43’ Kastrioti ngeli me 10 lojtarë pasi Karakaçi u largua nga fusha me karton të kuq.
Në minutën e 87’ të sfidës krutanët pretenduan për penallti pas një prekje me dorë të topit nga Kuro. Arbitri e akordoi, por më pas shkoi tek VAR për ta konfirmuar dhe e anuloi. Pas këtij barazimi pa gola Teuta pozicionohet në vendin e 7-të me 33 pikë dhe Kastrioti në vendin e 10-të me 24 pikë.
KASTRIOTI – TEUTA 0-0:
Kukësi ka arritur një tjetër fitore të rëndësishme, kësaj radhe duke mundur Bylisn në shtëpi me rezultatin 2-0, sfidë e vlefshme për javën e 25-të të Superiores.
Sfida nisi me raste të pakta nga të dyja skuadrat, ku pjesa e parë u mbyll pa gola.
Në të dytën, verilindorët arritën të zhbllokoheshin në minutën e 64’ me Reshitin, i cili devijoi një gjuajtje të Ndrecës dhe më pas çoi topin në rrjetë.
Goli i dytë erdhi nga kapiteni Gjelbrim Taipi, i cili i dha goditjen e “KO” ballshiotëve.
Kjo ishte fitorja e tretë radhazi për Kukësin, që shkon në kuotën e 34 pikëve në vendin e 5-të, duke hedhur sytë nga Europa. Ndërsa sa i përket Bylisit, vazhdon të zhytet në krizë, duke qëndruar në vendin e parafundit me 27 pikë.
KUKËSI – BYLIS 2-0:
Rashiti 64′, Gj. Taipi 80′