Është mbyllur pa fitues sfida mes Teutës dhe Kastriotit. Të dy skuadrat vijojnë të mbeten të pamposhtur pas këtij barazimi 1-1, kur janë luajtur 6 javë kampionat.
TEUTA-KASTRIOTI 1-1:
Vila 87′ / Okebugu 85′
Kukësi ka regjistruar fitoren e 3-të radhazi ditën e sotme , teksa ka mposhtur minimalisht Apoloninë, në “Elbasan Arena”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 6-të në Kategorinë Superiore.
KUKËSI-APOLONIA 1-0:
Eze 77′
Kukësi: Tafa, Dragoshi, Bytyçi, Lulaj, Demiri, Limaj, Taipi, Ibraimi, Mateus Leiria, Gashi, Eze. Trajner: Skënder Gega
Apolonia: Harizaj, Sota, Agyare, Bumbar, Mihana, Smaçi, Mehmeti, Haxhiu, Kumani, Omeri, Ejoh. Trajner: Nikolin Çoçlli