Vllaznia merr sërish kreun e renditjes në Kategorinë Superiore duke mundur me rezultatin 1-0 Bylisin në Shkodër. Shkodranët, të cilët sot u drejtuan nga zv/trajneri Elvis Plori, ia dolën të merrnin maksimumin ndaj ballshiotëve dhe tani ngjiten në vendin e parë me 13 pikë duke përfituar më së miri nga barazimi i djeshëm të Partizanit me Tiranën në derbi.

VLLAZNIA-BYLIS 1-0:
Imami 50′

VLLAZNIA: Zogoviç, Adili, Gurishta, Imami, Isaevski, Krymi, Marku, Hoxhaj, Imeri, Dunga, Dilaver. Trajner: Elvis Plori.

BYLIS: Qirko, Ymeralilaj, Alan, Stojanoviç, Ndreca, Mëllugja, Garsia, Murataj, Hadroj, Carkanji, Mehmetllari. Trajner: Veljko Dovedan.

Është mbyllur në barazim 1-1 sfida mes Skënderbeut dhe Laçit e vlefshme për javën e gjashtë të Kategorisë Superiore.

Korçarët i shkuan shumë pranë fitores, falë supergolit të Uerdi Marës në minutën e 72-të, ndërkohë që kurbinasit barazuan shifrat në minutën e dytë shtesë me anë të sulmuesit Harmon.

SKËNDERBEU-LAÇI 1-1:
Mara 72′ / Harmon 90+2’

Skënderbeu 3-5-2: Dajsinani, Bicaj, Qaqi, Vitija, Meksi, Taipi, Douona, Rrapaj, Dumfour, Mara, Mensah. Trajner: Julian Ahmantaj.

Laçi 4-3-3: Sherri, Marku, Kërçiku, Selmani, Ignjatovic, Musta, Shehu, Deliu, Lushkja, Xhixha, Nuabueze. Trajner: Stavri Nica.