Kastriotit i mjafton goli i Spartak Ajazit ndaj Egnatias ku merr tre pikë mjaft të vlefshme për zonën e mbijetesës në Kategorinë Superiore, ku triumfojnë pas dy muajsh.

Pjesa e parë ishte një 45 minutësh i vakët pa raste të rrezikshme.

Shifrat u zhbllokuan në fraksionin e dytë të lojës, më ekzaktësisht në minutën e 62′ ku Spartak Ajazi u tregua i saktë me kokë pas asaj goditjeje dënimi të krosuar nga Arbër Basha.

Allmuça la skuadrën me 10 lojtarë në minutën e 80′ pas një ndërhyrjeje të rrezikshme ndaj kundërshtarit të tij dhe arbitri kryesor Juxhin Xhaja i jep kartonin e dytë të verdhë duke lënë skuadrën në inferioritet numerik.

Ky sukses për skuadrën e Ramadan Ndreut e mban sërish në vendin e fundit në kuotën e 8 pikëve, ndërsa kjo disfatë për rrogozhinasit e mbajnë përsëri në vendin e 9 në kuotën e 11 pikëve.

KASTRIOTI – EGNATIA 1-0:   
Ajazi 62′

KASTRIOTI – Sali; Neziri, Karakaçi, Husein, Rami; Onanuga, Prodani, Basha, Okebugu; Greca, Ajazi. Trajner: Ramadan Ndreu.

EGNATIA – Duriç; Ymeralilaj, Krivanjeva, Allmuça; Iseni, Telushi, Lila, Imeri; Xhekson,  Kacbufi, Valport. Trajner: Zekerija Ramadani.