Egnatia ka mposhtur në transfertë Laçin me rezultatin 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të të Kategorisë Superiore.

Në minutën e 7-të të sfidës Kasa kërcënoi portën e Selmanit i cili bëri një pritje të mirë. Pas disa minutave ishte Fernando ai që tentoi sërish, por portieri i Laçit u tregua i vëmendshëm duke mbrojtur portën. Por në të 23’ ai nuk mund të bënte asgjë përballë Paulauskasit i cili qëndronte përballë tij ku më pas shënoi golin e avantazhit. Pak përpara mbyllje së pjesës së parë Kasa shënoi të dytin, por arbitri ia anuloi për pozicion jashtë loje. Kështu pjesa e parë u mbyll në avantazhin e Egnatias.

Në pjesën e dytë të dyja ekipet patën mundësi të shënonin por asnjëra nuk arriti ta bënte. Ndeshja u zgjat shumë për shkak të një momenti kulminant teksa kurbinasit kërkuan 11 metërsh, por arbitri ua mohoi pas rishikimit të skenës në VAR. Kështu Egnatia ngjtet në vendin e 4 me 30 pikë ndërsa Laçi pozicionohet në vendin 6-të me 29 pikë.

LAÇI – EGNATIA 0-1:
23′ Paulauskas

Kukësi është rikthyer sërish te fitorja, kësaj radhe duke mundur në shtëpi Kastriotin me rezultatin 1-0, në sfidën e vlefshme për javën e 21-të të Superiores.

Verilindorët dominuan pjesën më të madhe të takimit, teksa dhe krutanët u treguan disa herë të rrezikshëm përpara porte. Gjithsesi ishte Basha ai i cili me një gol në minutën e 49’, i dha fitoren vendasve.

Kështu Kukësi largohet nga zona e ftohtë e mbijetesës dhe ngjitet në vendin e 7-ë momentalisht me 25 pikë, ndërsa Kastrioti vazhdon të qëndrojë në vendin e fundit me 20 pikë.

KUKËSI – KASTRIOTI 1-0:
Basha 49′