Kukësi ka mundur me rezultatin 1-0 brenda në shtëpi Partizanin, në sfidën e vlefshme për javën e 23-të të Superiores.
Sfida nisi mjaft mirë nga të dyja skuadrat, të cilat provuan me reastet e tyre, por në minutën e 22’ ishte kapiteni Gjelbrim Taipi i cili me një gjysmë-roveshatë ndëshkoi “demat”.
Këta të fundit provuan disa herë dhe në pjesën e dytë, por mbrojtja e vendasve ishte e pakalueshme.
Kështu Kukësi shkon në vendin e tetë me 28 pikë, ndërsa Partizani vazhdon në vendin e dytë me 37 pikë, teksa do të shpresojë te një gafë e Tiranës dhe Vllaznisë ditën e nesërme.
KUKËSI – PARTIZANI 1-0:
Gj. Taipi 22′
Erzeni dhe Laçi kanë ndarë pikët pas një barazimi 1-1 në ”Niko Dovana”, ku të dy skuadrat dhuruan një ndeshje shumë të luftuar mes tyre.
Sfida ka dhuruar një rivalitet të lartë me ekipet që kanë luftuar në çdo cep të fushës duke anuluar njëri-tjetrin, ndaj edhe rastet për shënim ishin me pikatore. Por Erzeni i shkoi më afër suksesit teksa shënoi me Ademin në pjesën e dytë dhe iu afrua disa herë dyfishimit të shifrave,.
Megjithatë, në fund të sfidës, ndërsa Kahrimanoviç shpërdoronte mundësinë e artë për të mbyllur sfidën, Ujka nga ana tjetër mposhti Xhikën dhe vendosi barazpeshën me një gol në minutën e 91-të. Pak çaste më vonë, kurbinasit kishin mundësinë edhe të përmbysnin gjithçka, por traversa u mohoi golin, duke vulosur barazimin 1-1 mes dy ekipeve.
ERZENI – LAÇI 1-1:
65′ Ademi / 90’+1′ Ujka
Egnatian ka mposhtur në transfertë Bylisin me rezultatin 3-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë Superiore.
Pjesa e parë nuk kishte shumë raste dhe u mbyll pa gola. Gjithccka ndryshoi pjesën e dytë me ballshiotët që gjetën golin e avantazhit në minutën e 47’ me Lajthian. Në minutën e 56’ Xhekson vendosi baraspeshën nga pika e bardhë e penalltisë.
Pas pak minutash Duamena dyfishoi shifrat pas një goli me kokë. Në minutën e 83’ Atanda shënoi golin e tretë për ekipin duke bërë që të shpërthente festa. Por pas 4 minutash Trumçi riktheu shpresat tek ballshiotët duke shënuar golin e dytë për ekipin e tij.
Me këtë fitore Egnatia ruan vendin e 4 por shkon në kuotën e 34 pikëve, ndërsa Bylisi zbret në renditje, përkatësisht në vendin e 9- të me 26 pikë.
BYLIS – EGNATIA 2-3:
47′ Lajthia, 87′ Trumçi / 56′ Xhekson, 63′ Duamena, 83′ Atanda