Kukësi ka arritur një fitore të rëndësishme përballë Tiranës brenda në shtëpi, me rezultatin 2-0, në sfidën e vlefshme për javën e 19-të të Superiores.
Protagonist në këtë takim ishin Ovusu dhe Bytyçi, me nga një gol për secilin dhe gjithashtu gardiani Halimi, i cili e mbajti portën e vendasve të paprekur.
Kështu verilindorët largohen nga vendi i fundit dhe ngjiten momentalisht në vendin e 8-ë, ndërsa Tirana vazhdon të kryesojë, por rivalët mund të përfitojnë për t’iu afruar.
KUKËSI – TIRANA 2-0:
Xh. Ovusu 32′, Bytyçi 58′
Bylis ka mposhtur me rezultatin 1-0 Kastriotin në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të të Kategorisë Superiore.
Sfida u shoqërua me tensione në fushë dhe në tribunë. Si pasojë e situatave të krijuara trajneri i Bylisit, Naxhi Shensoi u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 34’. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll në barazim pa gola.
Aktivizimi i japonezit Doi në minutën e 58’ ishte zgjedhja më e mirë që mund të bënte zv.trajneri. Pas shumë tentativave, ai e zhbllokoi duelin në minutën e 76’. Ky gol mjaftoi që ballshiotët të merrnin fitoren e dytë radhazi.
Pas këtij triumfi Bylisi pozicionohet në vendin e 7-të me 23 pikë ndërsa Kastrioti ndodhet në vendin e 10-të me 19 pikë.
BYLIS – KASTRIOTI 1-0:
76′ Doi