Laçi ka mposhtur Bylisin me rezultatin 0-3 në sfidën e vlefshme për javën e 34-t të Kategorisë Superiore. Një fitore tepër e rëndësishme kjo për kurbinasit e Armando Cungut, për sa i përket objektivit Europë.

Ishte Nuabueze heroi i bardhezinjve në këtë takim, i cili realizoi dopietë, ndërkohë që golin tjetër e realizoi Rapo. Me këtë triumf kurbinasit u ngjitën në kuotën e 58 pikëve, duke konfirmuar pozitat në vendin e tretë. Ndërkohë që Bylisi mban vendin e 7 me 47 pikë, 5 më shumë se Vllaznia.

BYLIS – LAÇI 0-3:
Nuabueze 26′, 75′ , Rapo 45’

BYLISI: Hidi, Hadroj, Janku, Shkalla, Ndreca, Mëllugja, Ujka, Murataj, Ntepe, Malçi Mocone. Trajner: Veljko Dovedan

LAÇI: Stazhilla, Fangaj, Ignjatovic, Selmani, Turkaj, Shehu, Rapo, Deliu, A. Marku, Xhixha, Nuabueze. Trajner: Armando Cungu