Skuadra shkodrane e Tomas Brdariç ka shënuar humbjen e 3-të në 18 javë kampionat, teksa u mposht nga Laçi me rezultatin 1-2, në një sfidë tepër të luftuar.

Të 3 golat u realizuan në pjesën e dytë, teksa vlen të theksohet fakti, se kurbinasit luajtën prej minutës së 77-të me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq Obanor.

VLLAZNIA-LAÇI 1-2:
Demir Imeri 66′ / Nuabueze 59′, Harmon 72′

Vllaznia (3-4-1-2): Zogovic, Gurishta, Adili, Imami, Kruja, Jonuzi, Marku, Isaevski, Imeri, Hoxhaj, Dilaver. Tr: Thomas Brdariç.

Laçi (3-5-2): Sherri, Malota, Ignjatovic, Obanor, Marku, Shehu, Deliu, Lushkja, Musta, Xhixha, Nuabueze. Tr: Shpëtim Duro.