Laçi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në javën e 18 të Superiores duke iu larguar edhe më shuam zonës së rrezikshme të klasifikimit. Kurbinasit kanë mundur në shtëpi me shifrat 4-1 Kastriotin në një ndeshje të dominuar që në startin e saj.
Sfida foli për kurbinasit të cilët u shfaqën disa herë rrezikshëm derisa shënuan golin e avantazhit me anë të Shkurtajt. Kjo ia bëri më të thjeshtë më pas lojën, teksa kontrolluan me qetësi manovrën dhe gjetën golin e dytë me anë të Spahiajt.
Në fillimin e pjesës së dytë, goli i Adeleke praktikisht mbylli ndeshjen pasi krutanët e kishin të vështirë të rrezikonin portën e Dajsinanit. Rrjeta e Çelës i dha pak shpresa, por në fund ishte Geci ai i cili vulosi fitoren 4-1 që largon laçin nga zona e ftohtë e klasifikimit.
LAÇI – KASTRIOTI 4-1
16′ Shkurtaj, 31′ Spahiu, 48′ Adeleke, 90’+2′ Geci / 81′ Çela
Bylisi ka mposhtur me rezultatin 1-0 Vllazninë duke marrë një 3 pikësh shumë të rëndësishëm në javën e 18-të të Kategorisë Superiore.
Gjatë pjesës së parë të dyja ekipet patën raste të mira për të shënuar por nuk arritën të finalizojnë duke e mbyllur në barazim pa gola 45 minutat e para.
Sfida u arrit të zhbllokohej vetëm në minutën e 58’ me Felipe Sozën. Pas një asist të bukur nga Damçevski, ai shkundi rrjetën e Zogoviçit. Gjatë minutave të tjera skuadrat patën disa mundësi por pa rezultat.
Rasti i artë për Vllazninë ishte në minutën e fundit të shtesës me Ardit Hoxhajn. Ai goditi topin por përfundoi mbi traversë.
Me ketë fitore Bylisi ngjitet në vendin e 7-të me 20 pikë ndërsa Vllaznia mbetet po në vendin e 3-të me 28 pikë.
BYLIS – VLLAZNIA 1-0:
58′ Felipe Soza