Laçi ka siguruar fitoren e parë të këtij sezoni në Superiore, duke shpërbërë Teutën me një goleadë me shifrat 6-1. Një fitore mbresëlënëse e kurbinasve, e para nën drejtimin e Skerdi Bejzades si trajner.

Ekipi vendas ka dominuar ndeshjen plotësisht, duke e pasur shumë të lehtë të shënonte në portën durrsake. Sobouale dhe Ujka në pjesën e parë i dhanë një avantazh të dyfishtë mëse të merituar vendasve, ndërsa miqtë u ndalen nga traversa dhe shtylla.

Në pjesën e dytë, durrsakët u hodhën në sulm dhe lanë hapësira të mëdha mbrapa, duke bërë që Kordeiro, Barjamaj, Ujka dhe në fund Myrta të mposhtnin përsëri Demën, ndërsa Gjata shënoi “golin e flamurit” për durrsakët e drejtuar nga Longo.

LAÇI – TEUTA 6-1:
9’Sobouale, 24′, 78′ Ujka, 56′ Kordeiro, 61′ Barjamaj, 90’+2′ Myrta / 90’+2′ Gjata