Është mbyllur pa fitues supersfida e javës së 17-të të Kategorisë Superiores mes Partizanit dhe Vllaznisë. Një barazim 0-0 ky që i shkon më shumë përshtat skuadrës shkodrane.

Pavarësisht rasteve të shumta të krijuara, në minutat e fundit, Partizani i Ilir Dajës nuk arriti të gjente golin e avantazhit, ku në disa raste pengesë u bë edhe balta e krijuar përpara portës së Zogoviç, duke penguar topin që të shkojë në rrjetë. Rreshjet e shiut nuk pushuan për asnjë çast teksa luhej kjo përballje.

Vlen të theksohet fakti se të dyja skuadrat e mbyllën lojën me 10 lojtarë, pas ndëshkimit me karton të kuq të Bitrit dhe Krymit, pas një zënke të shkurtës mes tyre brenda zonës, teksa do të ekzekutohej një goditje këndi.

PARTIZANI-VLLAZNIA 0-0

Partizani: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Hakaj, Broja, Mala, Bardhi, Asani, Melo, Çinari. Trajner: Ilir Daja.

Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Adili, Isaevski, Imami, Imeri, Krymi, Marku, Jonuzi, Hoxhaj, Dilaver. Trajner: Thomas Brdaric.

Gjyqtar: Eldorjan Hamit (Lezhë)