Partizani fiton 2-0 derbin ndaj Tiranës dhe kap bardheblutë në majën e klasifikimit të Superiores.

Të kuqtë kanë triumfuar në një sfidë ku ndodhi gjithçka, në fushë dhe në tribuna. Gola të anuluar dhe të shënuar, penallti të anuluara dhe të pritura, e në fund nga një gol në secilën pjesë loje që vendosi një sfidë shumë të ndezur.

Tani të kuqtë duket se marrin frymë më të qetë pas kritikave të Kupës, kurse Tirana humbi një avantazh që kishte krijuar në rrugëtimin e titullit, që duket se do të vendoset nga përmbysjet e njëpasnjëshëm të situatave në javët në vijim.

PARTIZANI – TIRANA 2-0
20′ Mba, 81′ Cara

Kukësi ka fituar me përmbysje ndaj Laçit në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të të Kategorisë Superiore.

Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt me Guindon në minutën e 10-të. Festa nuk zgjati shumë për vendasit, pasi në minutën e 26’ Rashiti vendosi baraspeshën. Në pjesën e dytë, verilindorët përmbysën sfidën pas një goli të Ebert. Gj.Taipi shënoi golin e tretë, por arbitri dhe VAR-i ia anuluan për shkak të një faulli.

Me këtë fitore, Kukësi ngjitet në vendin e 7-të me 31 pikë, ndërsa Laçi pozicionohet në vendin e 8-të me 30 pikë.

LAÇI – KUKËSI 1-2:
10′ Guindo/ 26′ Rashiti, 53′ Ebert

Teuta dhe Vllaznia janë ndalur në një barazim 1-1 në “Niko Dovana”, në sfidën e javës së 24-të të Superiores.

Sfida nisi mjaft mirë për shkodranët, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 14’ me Esat Malën. Gjithsesi durrsakët reaguan në mënyrën më të mirë, duke rivendosur baraspeshën në minutën e 30’ me Sherif Kallakun, pas një aksioni model.

Rastet nga vendasit nuk munguan, por finalizimi nuk erdhi. Gjithashtu pati dhe pretendime për penallti pas një prekje të topit me dorë nga Gurishta, por VAR-i akordoi më parë një faull në zonë.

Të dyja skuadrat nuk gëzohen me këtë rezultat, me Teutën që qëndron në vendin e 6-ë me 32 pikë, ndërsa Vllaznia në vendin e 4-t me 36 pikë.

TEUTA – VLLAZNIA 1-1:
Kallaku 30′ / Mala 14′

RENDITJA: