Partizani ka mposhtur Kukësin e Skënder Gegës me rezultatin e thellë 4-1 në sfidën e javës së 11-të të Kategorisë Superiore, duke i shkaktuar një humbje historike verilindorëve.

Teuta dhe Tirana e mbyllin sfidën e sotme në barazim 1-1. Durrsakët dhe bardheblutë nuk arritën të vendosnin se cili do të ishte fituesi i takimit të sotëm në “Niko Dovana”, duke ndarë secila nga një pikë. Edhe pse Teuta ka vendosur një “rekord” me 8 barazime në 11 ndeshje, ekipi i Edi Martinit ngjitet në vendin e tretë.

PARTIZANI – KUKËSI 4-1:
Asani 38′ , Bitri 48′ , Bardhi 69′ , Mala 79′ (p) / Ibrahimi 90′ (p)

TEUTA – TIRANA 1-1:
Halili 3’ / D.Kapllani 70’