Partizani është kthyer në kryesimin e Superiores, duke iu bashkuar Tiranës në vendin e parë pas ndeshjeve të javës së 26. Të kuqtë kanë fituar me shifrat 4-1 ndaj Kastriotit, në një ndeshje që pa protagonistë thuajse të gjithë emrat e sulmit të ekipit kryeqytetas. Fundi i një “makthi” për të kuqtë që ishin ndalur në barazime në dy ndeshjet e mëparshme ndaj krutanëve.

Ndeshja ishte e hapur për rreth 30 minuta, pasi skuadrat nuk krijuan shumë rreziqe. Por goli i Carës theu “heshtjen” dhe më pas nisi një breshëri golash që panë Matondon e Selmanin të shënonin për të kuqtë dhe Mihanën për miqtë para fundit të fraksionit të parë të lojës.

Në të dytën, ishte Kastrioti më ngulmues, por Partizani shfrytëzoi kundërsulmet për të gjetur edhe golin e katërt me Mba, i cili vulosi suksesin 4-1 që kthen të kuqtë në vendin e parë.

PARTIZANI – KASTRIOTI 4-1:
35′ Cara, 40′ Matondo, 45’+2′ Selmani, 78′ Mba / 44′ Mihana

Egnatia dhe Teuta ndanë pikët mes tensionesh në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të Kategorisë Superiore.nmdfdmd]

Sfida u zhbllokua në minutën e 26’ me Redi Kasën i cili kaloi në avantazh. Por në të 38’ Ildi Gruda riktheu baraspeshën duke shkundur rrjetën e Pujës.

Pjesa e parë u mbyll në barazimin 1-1. Pjesa e dytë o shoqërua me protesta të shumta nga tifozët rrogozhinas teksa loja u ndal për 15 minuta. Në minutën e 94 të sfidës Kallaku pati mundësinë e artë ti dhuronte fitoren Teutës nga pika e bardhë e penalltisë, por gjuajtja e tij u ndal nga portiere Puja.

Me këtë fitore Egnatia ngjitet në vendin e 3-të dhe shkon në kuotën e 38 pikëve, ndërsa Teuta pozicionohet në vendin e 7-të me 34 pikë.

EGNATIA – TEUTA 1-1:
26′ Kasa/ 38′ Gruda

 

Laçi i ka dhënë një shuplakë të rëndë pretendimeve të Vllaznisë për të luftuar për titullin kampion. Skuadra kurbinase ka mundur 2-0 shkodranët dhe i ka lënë ata larg kreut, ndërsa i është larguar zonës së ftohtë të klasifikimit.

Shkodranët kërkonin të përfitonin nga hapi i gabuar i Tiranës në krye, por kanë zhgënjyer në lojën e tyre ndaj kurbinasve të cilët dolën nga kriza në momentin e duhur. Dy gola të Guindo i dhanë qetësinë e duhur përballë shkodranëve të cilët rrallëherë shqetësuan Selmanin.

Megjithatë, ky i fundit u tregua i vëmendshëm në çdo rast para portës së tij dhe ruajti avantazhin e dyfishtë deri në fund, duke i lejuar skuadrës të merrte tre pikë shumë të rëndësishme për t’u larguar nga zona e ftohtë e klasifikimit.

LAÇI – VLLAZNIA 2-0:
31′, 41′ Guindo