Kategoria Superiore ka nisur me një rezultat të papritur për shumëkënd, pasi Skënderbeu i ngjitur nga Kategoria e Parë ka mundur në transfertë Egnatian, një skuadër e cila është e ndërtuar për të luftuar për titullin kampion në këtë sezon.
Ndeshja ishte shumë e luftuar, me korçarët të cilët u mbrojtën mirë dhe nuk lanë hapësira për dyshen e rrezikshme Duamena-Kasa. Në pjesën e dytë, në momentin kur pritej goli I Egnatias, erdhi i skuadrës së Gvozdenoviç me Juri i cili gjeti rrjetën pas një insistimi personal
Më pas, Skënderbeu iu kthye në mbrojtje të avantazhit dhe ia doli me shumë sukses që të mos lejonte vendasit të gjenin rrjetën deri në vërshëllimën përfundimtare, duke marrë tre pikë e para që në startin e sezonit.
EGNATIA-SKËNDERBEU 0-1
59′ Juri
Vllaznia ka nisur me një fitore këtë edicion të Superiores, duke mundur në shtëpi Kukësit me shifrat 3-1. Ka qenë një fitore bindës për shkodranët, që kanë dominuar sfidën, teksa kanë krijuar më shumë se miqtë të cilët shfaqën vështirësi.
Shkodranët ia dolën të shënonin të parët me Stojanoviç, por më pas u goditën shpejt nga goli i La Torre. Një penallti e dhënë me VAR ktheu përsëri shkodranët në avantazh dhe u dha qetësinë pas atij goli që kishin pësuar.
Megjithatë, Memelli bëri lëvizje në startin e pjesës së dytë me ndryshimin në krahun e majtë të mbrojtjes, një lëvizje që rezultoi e duhura pasi Hakaj prodhoi golin e shifrave 3-1 të Boshnjakut. Më pas vijuan një sërë rastesh të shpërdoruara, edhe nga miqtë të cilët tentuan të rihapnin ndeshjen. Por këto shifra rezistuan deri në fundin e duelit, duke bërë që Vllaznia të merrte pikët e plota në ndeshjen e parë të kampionatit.
VLLAZNIA – KUKËSI 3-1
17′ Stojanoviç, 29′ (p) Balaj, 47′ Boshnjaku / 24′ La Torre