Teuta dhe Egnatia ndajnë pikë në “Niko Dovana” në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të të Kategorisë Superiore.

Në pjesën e parë të sfidës pati shumë raste të arta nga të dyja ekipet, ku padyshim heronjtë ishin portierët Qirko dhe Sherri. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 52′ me Duamenën i cili shënoin golin e tij të parë me Egnatian. Më pas baraspesha u vendos në minutën e 70′ nga Kallaku. Ai nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë duke dërguar shifrat në 1-1.

Pas këtij barazimi Egnatia pozicionohet në vendin e 4-të me 26 pikë dhe Teuta në vendin e 8-të me 18 pikë.

TEUTA – EGNATIA 1-1:   
70′ Kallaku/ 52′ Duamena

Erzeni e konfirmon dhe njëherë që është surpriza e këtij sezoni në Superiore, kësaj radhe duke mundur në transfertë Kukësin me rezultatin 0-2, në javën e 17-të dhe duke u bërë pjesë e skuadrave që luftojnë për titull.

Ata që e nisën më mirë këtë takim ishin verilindorët, të cilët gjetën rrjetën që në minutën e 3’, por VAR-i e anuloi për një pozicion të parregullt.

Më pas në minutën e 37’ ishte Basha ai që humbi një 11-metërsh, duke shtuar akoma dhe më shumë një presion psikologjik te vendasit.

Nga kjo përfituan mjaft mirë shijakasit, duke gjetur golin në fundin e pjesës së parë me Alan.

Më pas ishin sërish miqtë ata që gjetën golin me Nonaton, goditja e së cilit kaloi vetëm vijën fatale, gjë që nuk u pa nga arbitri, por ishte VAR-i që ndërhyri sërish duke konfirmuar se çdo gjë ishte e rregullt.

Kështu Erzeni ngjitet momentalisht në vendin e 4-t me 26 pikë, vetëm 5 më pak se Tirana kryesuese. Nga ana tjetër, Kukësi zhytet sërish në krizë duke qëndruar në vendin e fundit me 16 pikë.

KUKËSI – ERZENI 0-2:
Alan 45+1′, Nonato 59′