Teuta është larguar nga vendi i fundit në renditjen e Kategorisë Superiore pasi ka mundur sot Kastriotin në një ndeshje shumë të rëndësishme për luftën për mbijetesë në elitën e futbollit shqiptar.
Në një duel shumë të luftuar, dy skuadrat kërkuan me ngulm golin, me krutanët që u shfaqën më rrezikshëm në fillimin e sfidë. Por në fundin e pjesës së parë, vendasit shënuan me anë të Vilës dhe kjo ua bëri më të thjeshtë pastaj ndeshjen,
Ata u mbrojtën me rregull duke lejuar pak hapësira dhe me një kundërsulm ia dolën që të dyfishonin shifrat me Oshafin në pjesën e dytë të sfidës duke vendosur në kasafortë rezultatin e duelit.
Me këto tre pikë, Teuta ikën nga vendi i fundit në renditje, teksa ringjall plotësisht shanset e saj për mbijetesën në Superiore. Ndërsa konfirmohet kriza e Kastriotit i cili tanimë rrezikon që të përfshihet ai në vorbullën e zonës së ftohtë të klasifikimit.
TEUTA – KASTRIOTI 2-0:
45′ L. Vila, 66′ Oshafi
Nuk ka fitues në sfidën e javës së 16-të mes Egnatias dhe Erzenit në Rrogozhinë, e cila u mbyll me rezultatin 1-1.
Pjesa e parë e takimit u mbyll e qetë, me shumë pak raste nga të dyja skuadrat, por e dyta ishte ajo që solli një çmenduri totale, ku brenda 12 minutash u shënuan plot 4 gola.
Të parët që kaluan në avantazh ishin rrogozhinasit, të cilët gjetën rrjetën me Xhekson nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 55’. Por avantazhi zgjati vetëm tre minuta, kur Sadiki ndëshkoi vendasit me një gjuajtje me kokë.
Në minutën e 61’, ishte sërish Xhekson ai që gjeti rrjetën për rrogozhinasit, por kësaj radhe u desh ndërhyrja e VAR për ta anuluar pas një faulli të shkaktuar në fillimin e aksionit.
Më pas Alan i cili kaloi për herë të parë shijakasit në avantazh në këtë ndeshje, por sërish u desh ndërhyrja e VAR për ta anuluar për një pozicioni të parregullt.
Kështu Egnatia ngjitet në vendin e tretë me 25 pikë, po aq sa dhe Vllaznia, ndërsa Erzeni qëndron në vendin e 5-ë me 23 pikë.
EGNATIA – ERZENI 1-1:
55′ Xhekson (P) / 58′ Sadiki