Tirana ka mposhtur Laçin me rezultatin 3-2 në stadiumin “Elbasan Arena” në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të Kategorisë Superiore.
Mjaftuan vetëm 5 minuta që Florent Hasani të zhbllokonte sfidën dhe të kalonte në avantazh ekipin e tij. Në minutën e 19-të ai dyfishoi shifrat me një gol fantastik. Në fund të pjesës së parë Lulaj shënoi edhe të tretin për Tiranën.
Në pjesën e dytë kurbinasit u zgjuan dhe dominuan ndeshjen. Në minutën e 55’ Guindo shënoi golin e parë me penallti dhe në fund të sfidës Ujka shënoi të dytin.
Me këtë fitore Tirana ruan vendin e parë me 43 pikë dhe Laçi renditet në vendin e 8-të me 30 pikë.
TIRANA – LAÇI 3-2:
5′, 19′ Hasani, 45’+3′ Lulaj/ 55′ Guindo (P), 90’+3′ Ujka
Vllaznia dhe Partizani kanë ndarë pikët pas një dueli shumë të luftuar mes dy skuadrave rivale për titullin në “Loro Boriçi”.
Ndeshja nisi me shumë vrull, pasi Da Silva shënoi pa u mbushur 3 minuta lojë, ndërsa Balaj transformoi me saktësi një penallti në minutën e 8 duke thyer edhe mallkimin e golit. Skuadra rrezikuan në vijimin e ndeshjes me raste në të dy porta, por duke qenë të paqarta në finalizim.
Kështu, pavarësisht ndryshimeve të shpeshta të skemave e lojtarëve nga trajnerët Josa e Kolela, sfida vazhdoi pa gola të tjerë deri në fund, duke shënuar një barazim 1-1 që në fakt i jep frymëmarrje Tiranës që të shkëputet në kryesim.
VLLAZNIA – PARTIZANI 1-1:
8′ (p) Balaj / 3′ Da Silva