Një tjetër hap fals i Partizanit në transfertë, kësaj radhe përballë Kastriotit me rezultatin 1-1, e vlefshme për javën e 17-të të Superiores.

“Demat” ishin ata që kishin më së shumti kontrollin e lojës, duke kaluar në avantazh dhe fal një penalltie të realizuar në gol nga Caran ë minutën e 54’.

Por vetëm pas 12 minutash, ishte Zogaj i cili me një gjuajtje nga distanca, çoi topin në fundin e rrjetës, me Kastriotin që mund të dal i kënaqur nga kjo sfidë në mënyrën si shkuan gjërat.

Kështu Partizani vazhdon në vendin e parë me 30 pikë, duke shpresuar te një hap fals i Tiranës, ndërsa Kastrioti në vendin e 7-ë, që gjithashtu shpreson te një gabim i rivalëve.

KASTRIOTI – PARTIZANI 1-1:
Zogaj 66′ / Cara (P) 54′

Vllaznia ka marrë një fitore të rëndësishme 4-1 ndaj Laçit, duke u konfirmuar tashmë si një skuadër pretendente për titullin kampion. Kuqeblutë kanë dominuar plotësisht ndaj kurbinasve duke marrë tre pikët me meritë, teksa vetëm 3 pikë është edhe distanca që i ndan tanimë nga vendi i parë.

Shkodranët kanë dominuar që nga minuta e parë sfidën, duke kërkuar vazhdimisht golin derisa e gjetën atë me anë të Hoxhajt. Më pas, për ta u bë gjithçka e thjeshtë dhe sulmuesi i dyfishoi shifrat para fundit të pjesës së parë duke bërë të qartë se si do të shkonte rrjedha e sfidës.

Josa i dha minuta edhe Bekim Balajt në pjesën e dytë, por ndërsa ekipi i tij shpërdoronte raste para portës, Laçi rihapi duelin me golin e Shkurtajt. Megjithatë, drithërimat e vendasve zgjatën pak minuta pasi Juriç vendosi edhe një herë distancën e dy golave. Ndërsa në fund, ishte Jonuzi ai i cili shënoi golin i cili vulosi suksesin 4-1 të kuqebluve që duket se janë kthyer në shinat e duhura dhe kërcënues në garën për titullin.

VLLAZNIA – LAÇI 4-1
31′, 43′ Hoxhaj, 73′ Juriç, 90’+3′ Jonuzi / 65′ Shkurtaj

Tirana ka mposhtur me rezultatin e thellë 4-1 Bylisin në sfidën e javës së 17-të të Superiores, duke marrë kreun e kampionatit.

TIRANA – BYLIS 4-1:
10′ Hasani, 27′, 30′, 71′ Patrik/ 60′ Kaçorri