Vllaznia ka shkatërruar Apoloninë, teksa e ka mposhtur me rezultatin 6-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Kategorinë Superiore.

Shkodranët nuk e vendosën për asnjë moment në dyshim fitoren, duke dominuar gjatë gjithë ndeshjes. Pjesa e parë u mbyll 2-0 falë golave të Dilaver dhe Da Silvës, me këtë të fundit që shënoi edhe në pjesën e dytë, duke kompletuar dopietën.

Dopietë shënoi edhe Ardit Hoxhaj, teksa goli tjetër u shënua nga Tim Brdariç. Me këtë fitore Vllaznia barazon Partizanin në kuotën e 50 pikëve dhe merr përkohësisht vendin e parë.

Apolonia-Vllaznia 0-6
Da Silva 15′, 51′, Dilaver 24′, Hoxhaj 36′, 90′, Brdariç 82′