Kuqeblutë kanë dominuar plotësisht ndaj verilindorëve, duke dhuruar një lojë shumë të mirë ofensive, sidomos në pjesën e parë ku ia dolën edhe të finalizonin dy herë. Nëse goli i parë ishte një kryevepër falë aftësive personale të Herald Markut, te i dyti i erdhi një ndihmë nga portieri Halimi i cili nuk kontrolloi gjuajtjen e Jonuzit.
Në pjesën e dytë, shkodranët menduan të administronin lojën dhe forcat, duke u siguruar që të ruanin portën të paprekur. Shifrat nuk ndryshuan dhe kjo i dha Vllaznisë 3 pikë që e ngjitin në vendin e dytë, teksa lënë Kukësin përsëri në zonën e rrezikshme të klasifikimit.
VLLAZNIA – KUKËSI 2-0:
19′ H. Marku, 45′ Jonuzi
Teuta ka mposhtur Bylisin me rezultatin 1-0 në “Niko Dovana” për ndeshjen e vlefshme në javën e 20-të të Kategorisë Superiore.
Në minutën e 23’ të sfidës Teuta pati shansin e artë të kalonte në avantazh me Beqjan por traversa i mohoi golin e sigurt. Ndërsa mundësia më e mirë për Bylisin ishte në minutën e 32’ me japonezin Doi i cili goditi drejt portës por topi u prit nga portieri Qirko.
Kështu pjesa e parë u mbyll pa gola në “Niko Dovana”.
Dy rastet më të mira për ballshiotët ishin në minutën e 69’ dhe 70’ me Felipe Sozën dhe Eskerdinjën të cilët gabuan me shënjestrën. Ndërsa sfida u zhbllokua në të 77-ën me Goxhajn pas një krosimi të Arbër Çyrbjas. Përpara se të mbyllej koha e rregullt, Lajthia pati mundësinë që të barazonte rezultatin por nuk arriti të shënonte pasi topi shkoi mbi traversë.
Me këtë fitore Teuta ngjitet në vendin e 7-të ndërsa Bylisi pozicionohet në të 8-in.
TEUTA – BYLIS 1-0:
77′ Goxha
Kastrioti dhe Erzeni u ndalën në një barazim 2-2 në Kamëz, me të dyja skuadrat që ndahen me nga një pikë.
Sfida nisi mjaft mirë për shijakasit, të cilët shënuan dy herë në pjesën e parë me Asanin dhe Kapllanin,
Gjithsesi në pjesën e dytë, krutanët u zgjuan dhe reaguan mjaft mirë, ku në harkun e 6 minutave, shënuan dy herë për të rivendosur baraspeshën.
Rastet nga krutanët nuk munguan, por shijakasit nuk lejuan më gabime.
Kështu Kastrioti vazhdon të jetë në vendin e fundit të renditjes, me 20 pikë, ndërsa Erzeni ngjitet në vendin e tretë me 30 pikë.
KASTRIOTI – ERZENI 2-2:
Stojanoviç 58′, Greca 63′ / Asani 5′, Kapllani 34′
RENDTIJA PAS JAVËS SË 20-të: