Vllaznia ka mundur me shifrat 1-0 Tiranën në javën e 21-të të Kategorisë Superiore, duke rihapur luftën për titull në elitë.
Shkodranët ia kanë dalë falë një penalltie në fillimin e pjesës së dytë të ndeshjes, duke realizuar me Markun e duke vënë më pas nën kontroll sfidën pasi nuk lejuan bardheblutë që të rrezikonin portën e Zogoviç.
Aq u mjaftoi që të merrnin fitoren që i afron 3 pikë nga bardheblutë kryesues, duke rihapur plotësisht luftën për titullin në Superiroe e duke bërë më të ndezura javët në vijim.
TIRANA – VLLAZNIA 0-1:
50′ (p) Marku
Erzeni dhe Teuta kanë ndarë pikët në “Niko Dovana” për ndeshjen e vlefshme në javën e 21-të të Kategorisë Superiore.
Derbi u zhbllokua shumë shpejt, pasi në minutën e 7’ Kallaku nuk gaboi në pikën e bardhë të penalltisë duke kaluar në avantazh ekipin e tij. Gjatë pjesës së parë Teuta, pati një mundësi të mirë për të dyfishuar rezultatin me Jazxhiun në minutën e 14’. Në fund të pjesës së parë shijakasit pretenduan për një penallti por gjyqtari nuk e akordoi. Kështu pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1.
Pjesa e dytë ishte më e mirë për shijakasit, me Kahrimanoviç dhe Kriviçiç që patën disa raste për të vendosur baraspeshën. Por vetëm në minutën e 86’ Erzeni arriti të shënonte me Leaon.
Kështu ekipet ndanë pikët në këtë javë dhe pas barazimit Erzeni pozicionohet në vendin e 3-të me 31 pikë, ndërsa Teuta në vendin e 7-të me 25 pikë.
ERZENI – TEUTA 1-1:
86′ Leao/ 7′ Kallaku