Kukësi ka shkatërruar Skënderbeun me rezultatin 0-4 në sfidën e vlefshme për javën e 17-të të Kategorisë Superiore. Një tjetër paraqitje për t’u harruar kjo e skuadrës korçare e cila ishte thuajse inekzistente në fushën e lojës, duke pësuar 3 gola në pjesën e parë. 2 prej të cilëve në harkun kohor të 2 minutave.

SKËNDERBEU-KUKËSI 0-4
Ibraimi 5′, Limaj 7′, 62′, Leira 32′

Skënderbeu: Dajsinani, Meksi, Bajrami, Sadriu, Zguro, Taipi, Douna, Zhan Viktor, Mara, Berisha, Mensah. Trajner: Julian Ahmataj

Kukësi: Xhika, Dragoshi, Kurdiç, Lulaj, Kotobelli, Demiri, Taipi, Limaj, Ibraimi, Peposhi, Leiria. Trajner: Rraman Hallaçi

Kastrioti rikthehet te fitorja në kampionat, teksa ka mposhtur minimalisht Bylisin, në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në Kategorinë Superiore.

KASTRIOTI- BYLIS 1-0:
Daci 51′

Kastrioti: Hidi, Deliaj, Shkalla, Çela, Rami, Nuriu, Mehmeti, Moraesh, Bardhi, Prodani, Devid Da Silva. Trajner: Ramazan Ndreu

Bylisi: Qirko, Hadroj, Janku, Preka, Lorran, Ymeralilaj, Alexandre Garsia, Ujka, Beji, Ndreca, Kojic. Trajner: Bekim Kuli.