Kejvina Kthella këtë kohë ka qenë në vëmendje të publikut për shkak të skandalit në Big Brother VIP Albania.
Ajo u eliminua nga shtëpia e famshme e Shqipërisë pasi goditi me shuplakë banorin Luiz Ejlli. Kjo u konsiderua si diçka e papranueshme për një format të tillë televiziv dhe për këtë u përjashtua nga programi. Ajo ka bërë postime në rrjete sociale duke pranuar gabimin dhe duke i kërkuar falje këngëtarit shkodran.
Biondja tani po vazhdon jetën dhe këto ditë ka nisur pushimet në Bali të Indonezisë.
E njëjta ka shpërndarë disa fotografi në InstaStory, me anë të të cilave tregon se po kalon një kohë të mirë.
Veç tjerash, Kejvina u shpreh se pavarësisht rrethanave është e lumtur që u bë pjesë e një ‘reality show’ të tillë.
Në foton e fundit ajo ka shkruar “Haaland me photoshop”, duke e krahasuar veten me sulmuesin norvegjez.