Unë jam shumë feministe, gjithmonë jam përpjekur që femrat t’i ndihmoj, nuk kam xhelozi për asnjë femër. Unë gjithë njerëzit i kam falur dhe nuk ushqej urrejtje për njerëzit. Do më dhimbseshin nëse do vazhdonin edhe ato në zemrat e tyre të ushqenin urrejtje dhe të kishin dëshirën për të më bërë keq,”- kështu është shprehur Einxhel Shkira në emisionin “Rudina”.

Por Kejvina Kthella ka reaguar ashpër duke e quajtur mashtruese ish-shoqen e saj, duke e kërcënuar se do nxjerrë mesazhe që vërtetojnë ktë kundërten e asaj që ka thënë.

Aktorja e pyeti Einxhel nëse i beson edhe vetë ato që ka thënë duke u shprehur se e vetmja gjë që ajo di të bëjë është të merret me jetën e të tjerëve dhe të xhelozojë për çdo gjë.

Ndërsa zbuloi edhe shkakun e përplasjes mes tyre. Kejvina tha se Einxhel futi hundët në projektin e saj për ti prishur punë ndërkohë që hanin bashkë.

Hahahaha moj Einxhel Shkira, ça na qenke ti moj? Feministe? Beson me të vërtetë në ato budalliqe që ke thënë? Mos më detyro të postoj ca mesazhe që tregojnë komplet të kundërtën e asaj që ke thënë. Ti s’di punë tjetër o vajzë e dashur përveçse të merresh me jetën e të tjerëve dhe të fusësh intriga e të xhelozosh çdo gjë të bukur. Si të projekti im që ke futur hundët për të prishur punë. Ndërkohë që me mua haje, pije dhe rrije, ça është kjo mbështetje? Mos u shtir zemër, tregoi publikut se kush je në të vërtete,”- shkruan Kejvina.