Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari pavarësisht se njihen si kundërshtarë në lojë, ata së fundmi kanë pasur një afrimitet të madh me njëri-tjetrin.

Kjo për shkak të një prove që duhej ta kryenin në çift, të cilën po ashtu e përfunduan me sukses dhe arritën t’ia rikthenin 20 mijë euro çmimit final.

Sjellja e Oltës kundrejt Luizit këto ditë ka qenë krejtësisht ndryshe dhe është vlerësuar nga publiku, duke qenë se artisti shkodran nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Pas disa mesazheve që u lexuan brenda nga fansat, në një prej të cilëve përfshihej edhe Kiara për mënyrën se si është parë nga jashtë në raport me Luizin, ka bërë që të ketë një reflektim nga vet ajo.

Moderatorja nisi një debat me Oltën duke e akuzuar se gjithë këtë po e bën vetëm për lojë, që të dalë mirë në sy të publikut.

Ti nuk ke punë të më thuash mua si të përkujdesem për të dashurin tim, që këtu nis gabimi. Është hera e fundit që po ta them, nëse nuk ta thotë ky. Ti nuk ke punë të ndërhysh mes meje dhe të dashurit tim”, – tha Tito.

Aktorja nga ana tjetër theksoi se ka vepruar me emocione dhe ka lejuar veten që të tregojë anën njerëzore me Luizin.