Barcelona ka objektiv kryesor në këtë sezon transferimesh sulmuesin Lautaro Martinez (1997). Argjentinasi ia ka thënë Interit dëshirën e tij për të luajtur në “Camp Nou”, por klubi italian nuk është i gatshëm të pranojë ofertë më të ulët se 111 milionë euro. Blaugranat nuk po heqin dorë nga argjentinasi, por po shqyrtojnë edhe opsione të tjera.

Prioriteti tjetër i Barcelonës këtë verë është nënshkrimi me një mbrojtës qendre. Barcelona është në bisedime të avancuara për të nënshkruar me spanjollin Eric Garcia (2001) nga Manchester City, por marrëveshja po zgjat më shumë sesa pritej.

Koeman do të donte gjithashtu të sillte Georginio Wijnaldum (1990) në “Camp Nou”. Mesfushori vlerësohet në 15 milionë euro nga Liverpooli, por Barcelona nuk do të bëjë një lëvizje për të nëse nuk shet lojtarë të tjerë.