Holandezi Ronaldo Koeman është prezantuar zyrtarisht si trajner i ri i Barcelonës.
Klubi katalunas ka shkarkuar nga detyra trajnerin Quique Setien dhe ka emëruar në vend të tij holandezin Koeman.
Sot (e mërkurë) pasdite, Barcelona ka prezantuar trajnerin e ri, i cili ndihet i lumtur dhe krenar, teksa klubin katalunas e ka cilësuar si shtëpi të tij.
“Sot është një ditë për të qenë shumë i lumtur dhe krenar. Të gjithë e dinë se çfarë do të thotë Barça për mua. Kjo është shtëpia ime. Futbolli është diçka që duhet të shijohet”. ka thënë fillimisht Koeman pas prezantimit.
Koeman ka folur edhe për yllin argjentinas, Lionel Messi dhe mesfushorin holandez, Frenkie de Jong.
“Messi është lojtari më i mirë në botë dhe ju e dëshironi atë në ekipin tuaj, ai fiton ndeshjet. Ka qenë një vit i parë pozitiv për De Jong. Ai ka luajtur shumë ndeshje. Ky është një moment për t’u dhënë mundësi pozitive lojtarëve të rinj”, përfundoi holandezi”.