Ronald Koeman kërkon që Romelu Lukaku të jetë Numri 9 i ri i Barcelonës, por klubi thuhet se po bllokon lëvizjen.

Mundo Deportivo raporton se trajneri i ri i gjigantëve katalanas dëshironte ribashkimin me 27-vjeçarin belg pas një eksperience në Everton së bashku.

Por drejtuesit e Barcelonës u tërhoqën nga ndjekja e sulmuesit të Interit të Milanos për shkak të mungesës së fondeve.